10 fakte interesante për jetën e Sigmund Freudit

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 22:41 | Nga

Sigmund Freud vdiq më 23 shator të 1938, në Londër. Vdekja e tij erdhi në moshën 83-vjeçare nga një dozë vdekjeprurëse morfine. Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme. Gjeni më poshtë 10 fakte interesante mbi jetën e babait të psikologjisë moderne:

1. Vdekja e tij mund të quhet një vrasje e shtyrë prej vetë atij
Në verën e 1939, Frojdi ishte i dobët dhe vuante nga dhimbje të forta të kancerit të gojës. Me 21 shtator të 1939, ai preku dorën e mjekut dhe mikut të tij, Max Schur dhe i kujtoi premtimin e bërë më herët që të mos e torturonte pa qenë nevoja. Ai tha: “Tashmë do të kem vetëm torturë dhe nuk ka asnjë kuptim”. Pasi mori lejen e vajzës së Frojdit, Anës, mjeku i injektoi tre doza të larta morfine. Pas kësaj, ai ra në koma dhe nuk u zgjua më kurrë.

2. Ai pinte duhan vazhdimisht gjë që çoi në 30 operacione kanceri
Ai u bë i varur nga pirja e duhanit që prej moshës 20-vjeçare. Frojdi ndalonte çdo ditë për të blerë duhan dhe shpesh tymoste më shumë se, 20 cigare në ditë. Pavarësisht ,paralajmërimit të mjekëve mbi pasojat e duhanpirjes, ai besonte se duhani e ndihmonte në rritjen e produktivitetit dhe kreativitetit. Pas zbulimit të një kanceri në gojë në vitin 1923, mjekët i hoqën një pjesë të nofullës. Edhe pse iu nënshtrua 33 operacioneve të tjera për 16 vitet e ardhshme, ai nuk la zakonin e duhanpirjes.

3. Frojdi mendonte se kokaina ishte një drogë mrekullibërëse
Në vitet 1880, interesi i tij për kokainën u shtua. Madje u dha doza kokaine miqve dhe gruas së tij të ardhshme. Frojdi eksperimentoi me përdorimin e kësaj droge dhe u ndjente i rigjeneruar pas marrjes së kokainës së tretur në ujë. Pas publikimeve se, kokaina krijonte varësi dhe mbidoza shkaktonte vdekje, ai hoqi dorë prej saj, por vazhdoi të përdorte atë në mënyrë të kontrolluar për trajtimin e migrenës dhe depresionit.

4. Ai refuzoi ofertën 100 000 dollarëshe prej Hollivudit
Në 1925, ai u bë shumë i njohur edhe në Shtetet Bashkuara të Amerikës. Prodhuesi i filmave, Samuel Goldëyn i ofroi “specialistit më të mirë të dashurisë në botë” siç e quante ai, 100.000 dollarë për ti shkruar një skenar filmi. Por, Frojdi e refuzoi ofertën pavarësisht çmimit të majmë.

5. “Interpretimi i ëndrrave” ishte një dështim në aspektin e shitjes së librit
Libri i konsideruar si vepra më e rëndësishme e punës së Frojdit, tërhoqi shumë pak vëmendjen e publikut, kur u botua në vitin 1899. Vetëm 351 kopje të “Interpretimit të ëndrrave” u shitën gjatë 6 viteve të para të botimit. Botimi i dytë nuk u publikua deri në vitin 1909.

6.Shtrati i tij ishte dhuratë nga një paciente
Kur Frojdi filloi atë që ai e quajti “kura e të folurit” në psikanalizë, ai i mbështeste pacientët e tij në një shtrat të mbuluar më një qilim persian. Ky shtrat ishte dhuratë mirënjohje nga një paciente me emrin, Madame Benvenisti.

7. Nazistët i dogjën librat e tij dhe e detyruan të largohej nga Austria
Edhe pse ai ishte një ateist, ishte lindur në një familje hebreje dhe u bë shënjestër e nazistëve gjatë kohës kur ata ishin në pushtet. Nazistët i dogjën librat e tij në vitin 1933, ndërsa ai u shpreh: “Çfarë progresi që po bëjmë? Po të ishim në Mesjetë do të më digjnin mua, ditët e sotme mjaftohen me djegien librave të mi”. Pasi nazistët aneksuan Austrinë, ata hynë në apartamentin e tij dhe morën në pyetje vajzën e tij, Anën. Por me ndihmën e mikeshës dhe pacientes së tij, princeshës Marie Bonaparte, ai u arratis në Paris pastaj në Londër bashkë me vajzën dhe gruan e tij.

8. Katër motrat e tij vdiqën në kampet e përqendrimit të nazistëve
Mikesha e tij princesha Bonaparte, u përpoq të shpëtonte edhe motrat e tij por dështoi. Frojdi vdiq disa javë pas shpalljes së Luftës së Dytë Botërore. 4 motrat e tij që mbetën në Vjenë u dërguan në një kamp nazist, ku edhe vdiqën.

9. Frojdi studioi jetën seksuale të ngjalave
Kur u regjistrua në Universitetin e Vjenës, ai studioi zoologji. Në një udhëtim për arsye studimore në Trieste për të hetuar organeve seksuale të ngjalave, profesori i tij e caktoi të gjente testikujt e këtyre specieve. Pavarësisht së kaloi shumë orë duke zbërthyer organet e ngjalave ai hoqi dorë nga kjo detyrë.

10.Disa grabitës janë përpjekur të vjedhin hirin e varrit të tij
Pas vdekjes së tij, hiri i mbetur nga djegia e trupit u vendos në një vazo të lashtë greke që mikesha e tij Bonaparte i kishte dhuruar. Kur edhe gruaja e tij, Marta ndërroi jetë, hiri i saj u shtua në vazo dhe u ruajt në Londër. Në janar të këtij viti, policia londineze njoftoi se disa grabitës janë përpjekur të rrëmbejnë hirin e tij. Edhe pse përpjekjet e tyre dështuan, ata e dëmtuan rëndë vazon 2,300-vjeçare

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme