10 vjet pa Kadri Roshin, ja si e kujtojnë miqtë

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 14:17 | Nga

Si sot 10 vite më parë është ndarë nga jeta aktorit i madh shqiptar, Kadri Roshi.
Deputetë e njerëz të artit kanë postuar një mesazh përkujtimor për Roshin, i cili la pas një arkiv të madhe me interpretime të shumta në filma dhe skenën shqiptare.

Përparim Kabo

1o vite pa Kadri Roshin….Arti është po ai diçka më lart e herë herë më poshtë…Sot ka një sallë me emrin e tij, në hyrje të Teatrit Kombëtar…Para pak ditësh na iku dhe Bujar Lako…dhe i shihja të dy tek filmi Gjeneral Gramafoni…Halit Berati dhe Xha Parua, ose Parandili i pakët si kandili e mbushesha. Gjatë kësaj dekade janë thënë shumë fjalë, është derdhur shumë dashuri mall dhe nostalgji, mund të jetë xhiruar edhe ndonjë dokumentar…por diçka mungon, shumë e rëndësishme.

Mungon një studim i thelluar për artin e tij interpretativ, për tiparet e tij të lojës, për dialogun artist-figurë, për përjetimin emocional, për lojën me fjalën dhe me zërin, për gjestikulacionin dhe lëvizjet skenike. Kadri Roshi interpretoi kryevepra botërore, p.sh edhe Hamletin në tragjedinë me të njëjtën titull nga Shekspiri. Në atë kohë këtë kryerol e interpretoi Naim Frashëri, Kadri Roshi dhe Kujtim Spahivogli….

Ikën 10 vjetë por ende nuk ka një studim themelor, një punim doktoral për lojën e tij në kinematografi, si sillej me kamerën, si e gjente gjuhën me personazhin, për diagramën e tij karakteriale, për qeshjen dhe përqeshjen e tij, për skërmitjen dhe enigmat, për hamëndësimet përhumbëse…Të kujtosh nuk do të thotë thjesht të sjellësh në mëndje, është më shumë…Duhet nxjerr në dritë kontributi, arritjet, e veçanta, unikaliteti, ndryshe mbetesh në dorë të fatit…Dhe kur brezi që e njohu nuk do të jetë më, brezat e rinj nuk do dinë nga ta nisin dhe ku të mbrijnë…Pa kujtesë historike populli humbet udhën dhe nuk e di kush është.

Vepra aktoriale e Kadri Roshit është pjesë e rëndësishme e historisë sonë kombëtare…Mall mjeshtër…të flasësh edhe një herë…dhe për heshtjen tonë si fole atë natë kur u mblodhëm në teatër se kishte një planë për të shembur godinën dhe për të ndërtuar pallate…Pas fjalës suaj prishësit u zmbrapsën por kazmat e qysqit nuk i kanë lëshuar nga duart e mendjes së tyre që nuk u edukua në Teatër…Si thoje mik i shtrenjtë që në betejë në Rusi, Napoleoni i Madh u tremb kur mori lajmin se punët në Teatrin e Parisit nuk ishin mirë…Po kjo është historia, si edhe mëtonte Aristoteli se “po deshët të njihni filozofinë lexoni tragjedianin e madh Euripidin”…! Ikën 10 vite mjeshtër dhe malli nuk tretet…një njeri që ende të do me emrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme