Qeveria miraton dokumentin për pavarësinë e teatrove

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 14:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për Teatrot, raporton EkonomiaOnline.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi  tha se miratimi i këtij dokumenti ndikon në funksionimin  më të mirë të teatrove, raporton EkonomiaOnline.

LEXO Edhe: Marrëveshje për sigurimet sociale me Kroacinë dhe Shqipërinë

“Programi i Qeverisë së Kosovës 2017-2021 në funksion të përkrahjes dhe avancimit të sektorit  kulturorë ka paraparë një  mori masash dhe objektivash, sikurse avancimi i kornizës ligjore dhe hartimi i politikave publike që garantojnë pavarësi financiare për institucionet e kulturës dhe menaxhim efikas të përgjegjësive, përkrahjen e artistëve, promovim të kulturës, dhe me miratimin e këtij dokumenti i hapet rrugë funksionimit normal të teatrove të komunave që aktualisht nuk janë në gjendje të mirë,” është shprehur Gashi.

Të ngjashme