60 mijë euro për renovimin e teatrit “Dodona”

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 16:21 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka inspektuar për së afërmi punimet që janë duke e bërë në renovimin e Teatrit “Dodona”, raporton Ekonomia Online.

Projekti për renovimin e teatrit “Dodona” financohet nga komuna e Prishtinës e që kap vlerën prej 60 mijë euro.

I pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti tha se “Dodona” në vitet e 90-ta ka qenë institucion i cili ka mbajtur gjallë skemën teatrale.

“Me këtë dëshirojmë që të hapim një etapë të re, me emërimin e bordit të ri drejtues, e shumë shpejt do ta kemi edhe konkursin për drejtor të këtij teatri. Ideja është që t’i shtojmë aktivitetet e “Dodonës” dhe të lidhim bashkëpunime edhe me teatro tjerë. Do të ndërtojmë një trupë rezidente të aktorëve, më të madhe se që ka qenë deri tash, me ç’rast presim rritje të prodhimit nga ky teatër”, tha ndër të tjera Ahmeti, duke shtuar se “Dodonës” do t’ia rikthejmë namin që e ka pasur.

Ai ka shtuar se në diskutimet që kemi pasur edhe me bordin e ri kemi plane që të rrisim buxhetin e
Besart Vllahinja, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Prishtinës tha se kanë filluar të hartojnë edhe rregulloren qe ka te beje me te hyrat vartëse te institucionet e kulturës, raporton EO.

“Me këtë projekt, planifikohet të rinovohet pjesa tek porta hyrëse e “Dodonës”, skena, salla, pjesa e sanitarisë si dhe çatia. Në kuadër të përmirësimit të kushteve të stafit, ne tashmë jemi duke e përgatitur rregulloren e re që do të del në diskutim publik shumë shpejt, përmes së cilës do të rritet kontrolli, transparenca dhe llogaridhënia për mjetet që inkasohen nga institucionet e kulturës”, theksoi Vllahinja.

Punimet për renovimin e teatrit të kukullave Dodona pritet të përfundojnë brenda 90 ditësh.

Të ngjashme