9 këshillat e Mark Twainit për një jetë “të hatashme”

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 15:00 | Nga

Miratoje veten tënde! Një njeri nuk mund të ndihet rehat pa miratimin e tij.

Kufizimet e tua mund të jenë vetëm në mendjen tënde! Mosha është një çështje e mendjes mbi rëndësinë. Nëse mendja nuk e ka problem, atëherë nuk ka rëndësi.

Relaksohu dhe dëfrehu! Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.

Hiq dorë nga zemërimi! Zemërimi është si një acid që mund t’i bëjë më shumë dëm enës ku ndodhet, se sa çdo gjëje mbi të cilën hidhet.

Çlirohu! Mos hajde vërdallë duke thënë se bota të ka borxh ndonjë gjë. Bota nuk të detyrohet ty asgjë. Ajo ka qenë këtu para teje.

Nëse ndjek një tjetër rrugë, përgatitu për reagimet! Një njeri që ka një ide të ri, është një ekscentrik, deri kur ideja e tij ka sukses.

Mbaje fokusin vazhdimisht në atë që do! Largoji mendimet nga telashet e tua… nga veshët, nga thembrat, apo nga çdo mënyrë tjetër që të mundesh.

Mos u fokuso shumë në përpjekjet për të bërë veten të ndihet mirë! Mënyra më e mirë për të ngritur humorin tënd, është që të ngresh humorin e të tjerëve.

Bëj atë që do! Pas njëzetë vitesh do të jesh më i zhgënjyer nga gjërat që nuk ke bërë, se sa nga gjërat që i bëre. Kështu që hidh litarët. Largohu nga porti i sigurt. Kap erërat në velat e tua. Eksploro. Ëndërro. Zbulo!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme