Arti që dokumenton vdekjen në Siri

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 09:41 | Nga

Tamer Turkmani fotografitë e tij i ka shndërruar në ditar të vdekjes që dëshmon se si makineria siriane e vrasjeve ka shkelur të ri e të vjetër. Derisa bota nuk i dëgjon vajin e klithmat që jehojnë prej secilës shtëpi në Siri, regjimi dhe aleatët e tij besnikë gati se kanë arritur ta shuajnë revolucionin. Në të njëjtën kohë, shumë anë të tjera punojnë në diskreditimin dhe stigmatizimin e tij si akt terrorist.

Ani pse arti shpeshherë vë në spikamë anën e ligë të politikës, rëndom këso zërash nuk dëgjohen përtej dërrasave të teatrit apo jashtë sallave muzeore. Në njëfarë dorë një qasje të tillë do të mundë ta karakterizonim si produkt i kulturës elitare, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, artisti sirian Tamer Turkmani i ka tejkaluar pengesat e elitizmit.

Në rrjetet sociale aktivistët shpërndajnë panot e Turkmanit me 99 mijë portrete të të vrarëve gjatë disa viteve të revolucionit sirian. Ky mozaik përmban 15 mijë portrete fëmijësh dhe 8 mijë fotografi grash prej provincave të ndryshme siriane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme