Astrit Zemaj promovoi librin “Evropa në udhëkryq”

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 12:27 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendës-ambasadori i Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj, ka promovuar sot librin “Evropa në udhëkryq-Lindja dhe ngritja e Rajhut të tretë në Gjermani 1918-1939”.

Redaktori i librit, Frashër Demaj, uroi që ky libër të jetë një fillim i veprimtarisë së mbarë të Astrit Zemajt, raporton Ekonomia Online.

“Autori meriton vëmendjen dhe respektin, në rend të parë për kurajën e një studiuesi koshient për mungesën e burimeve dhe literaturës së mjaftueshme në gjuhë e tij amtare, por ambicioz dhe i bindur për rëndësinë e pasjes në do të lexuesi shqiptar të një studimi të bazuar në burime dhe në literaturë gjermanofone”, tha Demaj.

E recensenti, Bekim Sejdiu, tha se ky libër ishte mjaft integrues sepse është ndërtuar kryesisht në burime shumta arkivore.

“Autori Zemaj mëton të ofrojë një këndvështrim burimor në këtë njollë të errët të historisë njerëzore duke shkruar në zanafillën e saj, përkatësisht në lindjen dhe në ngritjen e nazizmit në Gjermani, ndërmjet dy luftërave botërore”, u shpreh Sejdiu, raporton EO.

Vet autori i këtij libri, Astrit Zemaj, tha se është një privilegj i veçantë që promovimin e librit ta bëjë në Kosovë dhe para një auditori të përbërë nga diplomat të shumtë.

“Falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e këtij libri, sidomos familjen e cila më ka përkrahur në çdo hap” deklaroi Zemaj.

Të ngjashme