Balazs me pasion e virtuozitet “përplas” stilet në rrugëtimin muzikor

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 11:34 | Nga

Para se të ngjitet në skenë, pianisti Janos Balazs vetes i vë vetëm një mision: të arrijë të depërtojë te publiku. Varësisht prej vendit ku performon, ai zgjedh edhe programin.

Në Prishtinë solli një koncert me vepra të kompozitorëve të ndryshëm të cilët kanë stile të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”. E po ashtu edhe vepra të tilla që kërkojnë nga pianistët të kalojnë prej një gjendjeje shpirtërore në tjetrën.

Melodi të qeta e gati hipnotike përcillen më pas nga ato dramatike. Në këtë formë Balazs përpiloi një program me vepra të shkurtra por edhe kërkuese.

Ai vuri në pah virtuozitetin e tij, por njëkohësisht edhe pasionin artistik. Natën e nisi me “Ballada nr.1” të Chopinit, e cila ndryshe njihet edhe si një prej veprave më sfiduese në repertorin standard pianistik. Pikërisht me këtë vepër ai hapi koncertin recital në kuadër të edicionit të nëntë të festivalit “Chiopin Piano Fest”.

Të shtunën për publikun prishtinas solli vepra të tij, por edhe transkripto që Liszt u ka bërë veprave të kompozitorëve të tjerë.

“Mendoj se Besa Luzha dhe Lelja Pula së bashku bëjnë punë të madhe dhe të rëndësishme. Kur e pashë programin e kuptova se çfarë pianistë të mëdhenj kanë arritur të sjellin këtu. Është punë e shkëlqyeshme ajo që kanë bërë”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme