Barbara Weldens vdes në skenë gjatë koncertit

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 12:17 | Nga

Këngëtarja franceze, Barbara Weldens, ka vdekur derisa ishte duke performuar në njërin nga koncertet e saj.

Akoma nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes së saj, transmeton Klan Kosova.

Weldens, 35 vjeçe, ishte duke kënduar në kishën e fshatit të vogël Goudron, në jugperëndim të Francës, kur u rrëzuar përtokë.

Albumi i saj i parë u lansua këtë vit, ndërsa në kohën e fundit e kishte marrë edhe një çmim për talentet e rinj, njofton Klan Kosova.

Policia atje është duke e hetuar shkaktarin e vdekjes së saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme