Big Brother-Olsi zhgënjen sërish Fiorentinën: Nuk do martohemi

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 14:15 | Nga

Olsi, Fiorentina dhe Danjeli flasim për marrëdhënien në çift. Olsi e vlerërson Danjelin për vendimin që ai mori për ta kurorëzuar në martesë lidhjen e tij me Fotininë, por shprehet në anën tjetër se ai nuk do ta merrte këtë vendim me Fiorentinën.

“Nuk më duket fare e arsyeshme tani. Deri sa unë tani nuk jam në rregull për veten time nuk kam pse ta marë në qafë edhe Fiorentinën. Kemi shumë pak të lidhur me njëri-tjetrin”, shprehet Olsi.

Por Fiorentinës nuk i pëlqejnë aspak fjalët e Olsit. “Me këto që thua, më lë të nënkuptoj shumë gjëra”, i thotë e mërzitur Fiorentina, ndërsa Olsi reagon i nxehur ndaj saj duke i kërkuar të di se kush janë gjërat që mendon Fiorentina, por nuk merr përgjigje.

Ndërkohë, Danjeli shprehet se ishte para një risku shumë të madh. Ai thotë se ishte i frikësuar nga marrja e një përgjigje negativa nga partnerja e tij, Fotinia./Big Brother/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme