BKK shënon 45-vjetorin e themelimit me “Një legjendë për dashurinë”

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 10:52 | Nga

Në kuadër të 45 vjetorit të themelimit, Baleti Kombëtar i Kosovës do të performojë “Një legjendë për dashurinë”, me koreografi nga mjeshtri i baletit shqiptar, Pëllumb Agalliu.

Po ashtu do të prezantohet edhe monografia “Këmbë” me autor Naser Shatrollin, e cila përmbledh aktivitetet e Baletit nga dita e themelimit në vitin 1972 deri me sot.

Premiera e “Një legjendë për dashurinë” do të jepet nesër (më 21 shtator) në orën 20:00, ndërsa repriza të premten në po të njëjtën orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme