Bob Dylan e refuzon çmimin Nobel për Letërsi

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 09:52 | Nga

Akademia suedeze e Shkencave është lodhur duke trokitur në derën e Bob Dylanit.

Disa ditë pasi iu akordua çmimi prestigjioz i Nobelit të Letërsisë për krijimin e shprehjeve të fuqishme poetike brenda traditës së gjatë të këngës amerikane, komiteti u ka dhënë fund përpjekjeve për të kontaktuar me muzikantin ikonë.

“Nuk do të përpiqemi më. Ia thamë gjithë çfarë nevojitej menaxherit dhe miqve të tij. Ai e di se e presim me padurim konfirmimin që duhet të japë, por nga ana tjetër ka vetëm heshtje”, tha Odd Zschiedrich, drejtor administrativ i Akademisë suedeze.

Zschiedrich sqaroi se ceremonia do të zhvillohet dhe çmimi do të jepet edhe pa praninë e kantautorit legjendar amerikan. “Por ne po presim për informacione”, vazhdoi ai.

Mbrëmjen e së hënës, Dylan ishte në një koncert në Las Vegas, megjithatë deri tani prej tij nuk ka ardhur asnjë reagim mbi Nobelin, që e bëri muzikantin e dytë në botë laureat të çmimit të shumëlakmuar.

Ka pasur debate të gjata mbi nderimin e bërë artistit dhe meritën e teksteve të tij, që të konsiderohen si pjesë e veprave më të mira letrare të krijuara ndonjëherë. Kohët duket se po ndryshojnë vërtet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme