BE dhe UNDP realizojnë projekt për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 10:38 | Nga

Mbi 30 pjesëmarrës u mblodhën në malet piktoreske të Sharrit gjatë fundjavës për të diskutuar mbi mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të projektit Ndërtimi i Besimit Përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë, projekt ky i financuar nga BE dhe implementuar nga UNDP.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarë komunalë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe shoqërisë civile nga Ferizaj, Gjilani, Kamenica, Lipjani dhe Rahoveci ku u diskutua mbi forcimin e besimit, respektit dhe tolerancës për identitetin dhe trashëgiminë kulturore ndërmjet komuniteteve.

Punëtoria rezultoi në formulimin e një deklarate të përbashkët mbi rëndësinë e angazhimit të të gjitha komuniteteve në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur dhe të larmishme kulturore të Kosovës me të cilën u pajtuan përfaqësuesit e të pesë komunave.

Pjesëmarrësit u pajtuan gjithashtu të vazhdojnë të punojnë së bashku për ruajtjen e trashëgimisë kulturore si një përgjegjësi e përbashkët dhe si pjesë e kontributit të Kosovës për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, përkatësisht Objektivit 11 për qytetet dhe komunitetet e qëndrueshme dhe Objektivit 16 për paqe dhe drejtësi, fuqizim të institucioneve.

adb_0424

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme