A i dinit këto gjëra për filmin “Braveheart”?

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 21:40 | Nga

Në maj të këtij viti u mbushën 22 vjet qëkur aktori Mel Gibson pikturoi fytyrën me ngjyrën blu për rolin e tij të Uilliam Uollasit në filmin “Braveheart”. Më poshtë po paraqesim disa fakte që ju mund të mos i keni ditur rreth filmit ikonë.

Gibson ishte regjizor dhe protagonist në këtë film. Ai fillimisht mendoi se qe shumë i moshuar për rolin e heroit skocez Uollas, por mund të gjente financues për filmin vetëm nëse luante vetë në rolin kryesor.

Figurantët e përdorur si ushtarë gjatë skenave të betejës, ishin kryesisht anëtarë të Forcave Rezerviste të Mbrojtjes të Irlandës.

Shumë prej skenave kryesore të betejës u desh të rixhiroheshin, pasi mes figurantëve mund të shiheshin nga ata që mbanin syze dielli apo ora dore.

Figurantët fituan vetëm 300 në javë, edhe pse çdo ditë punuan zakonisht rreth 14 orë.

Gibson e pranon se filmat e kompanisë “Mad Max”, frymëzuan teknikat kinematografike në skenat e betejave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme