Dita e Bibliotekës

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 09:19 | Nga

Me rastin e 72 vjetorit të themelimit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” mban ceremoninë festive “Dita e Bibliotekës”.

Ceremonia e hapjes do të mbahet në hollin e Bibliotekës, në orën 12:00. Kurse, me rastin e 100 vjetorit të lindjes do të hapet ekspozita “Esad Mekuli- 1916 2016”.

Ndryshe, për herë të parë që nga themelimi i saj, Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të mirëmbahet nga profesionistët. Një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në botë, “Getty Foundation”, ka ndarë një grant për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë.

Ky fondacion është pjesë e J. Paul Getty Trust, që është një prej institucioneve më të madha të artit në botë. Ekipi i tyre i ekspertëve çdo vit zgjedh veprat më të mira të shekullit 20 dhe 21, për t’i ruajtur dhe rinovuar ato.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviq, është cilësuar nga ky fondacion si një nga “mrekullitë e arkitekturës moderne” në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme