Dua Lipa në gusht në Prishtinë, biletat nisin nga 35 euro

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 17:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një konferencë për media janë bërë të ditura datat zyrtare të “Sunny Hill Festival 2018”, artistët zyrtarë të festivalit, lokacioni ku do të mbahet Sunny Hill Festival dhe prezantimi i biletave online dhe çmimi i tyre.

Ky festival do të mbahet në Parkun e Gërmisë, 10-12 gusht 2018, ku i tërë vendi do të jetë në dispozicion të festivalit përkundër siç ka qenë para dy viteve, ndërsa çmimi i biletave do të fillojë nga ajo më e lira 35 euro duke vazhduar më pas me 55 euro dhe 75 euro. Këto bileta do të vlejnë për 3 ditë sa do të jetë festivali, raporton Ekonomia Online.

Dukagjin Lipa, babai i këngëtarës Dua Lipa, tha se 25% e fondeve që do të mblidhen do të shkojnë për fondacionin “Sunny Hill Foundation”.

“Është kënaqësi me qenë këtu dhe të jap një lajm të tillë që ka qenë rrugë e gjatë derisa kemi arritë me i sjellë punët në këtë nivel për të pasur festival të tillë në Kosovë. Shpresoj që me festivalin dhe mundin që po e bëjmë do të kemi mundësi që të ngrisim imazhin e Kosovës dhe pasi jemi në kryeqytet, besoj që do kemi musafirë nga Evropa që do të vizitojnë Prishtinën dhe shpresoj që ata do të rrinë më shumë sesa festivali për të vizituar Kosovën”.

“Festivali do të ndodhë me datat 10,11,12 gusht, në hapësirat e Gërmisë dhe jo vetëm pjesa e konvertit që ka qenë me Duan para dy viteve, por do të jetë e tërë Germia dhe do të kemi në dispozicion 72 orë të gatshme”, tha Lipa.

Lipa tha se aktiviteti me artistin kryesor pritet të fillojë nga ora 22:30.

“Do të ketë aktivitete ditore dhe besoj që do jemi të hapur që nga ora 10 -11 e ditës dhe shpresoj që njerëzit të vijnë për t’i shijuar aktivitetet ditore”, tha Lipa.

Lipa bëri të ditur që natën e parë do të performojnë Dua Lipa, Stanaj, Grace Carter e të tjerë. Nata e dytë do të fillojë me Action Bronson, Cold Train dhe me këngëtarë lokalë, të cilët janë Ledri dhe Mc Kresha. Dhe nata e tretë do të ketë një DJ me famë botërore po që më 17 korrik do bëhet zyrtare për publikun dhe më pas SG Lewis dhe DJ Gamble nga Prishtina.

Ndërsa, Alban Kastrati nga Sunny Hill, tha se Sunny Hill do ta ketë edicionin e parë këtë vit dhe do të jetë vëmendja e tërë botës në Kosovë pasi që shumë media të huaja të akredituara do të vijnë në Kosovë për të ndjekur këtë festival.

“Festivali përveç dobisë kulturore, do të krijojë shumëfish rritje ekonomike, sepse presim me mijëra njerëz evropianë të vijnë në Kosovë dhe për herë të parë do të bëjmë të mundur që jo vetëm kosovarët të dalin në vendet e tjera për të parë festivale, sepse SunnyHill do të bëjë që evropianët e rinj të vizitojnë Kosovën për këtë festival”, tha Kastrati.

Visar Breznica tha se biletat do të shiten online ashtu si në festivalet e tjera dhe bileta elektronike do të jetë në smartfonat tanë gjatë tërë kihës dhe në aplimacione do të jetë shitja e biletave. Ai shtoi se pika të shitjes do të ketë edhe në vendet e tjera rajonale përmes partnerëve të festivalit.

“Çmimet do të jenë më të lira në krahasim me të gjitha festivalet e tjera. Kemi filluar me 35 euro dhe të gjithë muzikëdashësit i ftojmë të na ndjekin në rrjetet tona sociale për detajet tjera shtesë”, tha Visar Breznica, pjesë e Sunny Hill Festival.

Të ngjashme