Dua Lipa publikon këngën e re (Video)

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 15:05 | Nga

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka publikuar këngën e saj të re “Thinking ‘Bout You”, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka kohë që është duke punuar në albumin e saj të cilin pritet ta lansojë shumë shpejt, por këngët e albumit ajo ka filluar t’i publikojë një e nga një, e të cilat këngë po arrijë sukses të madh.

Lipa sot ka publikuar këngën “Thinking ‘Bout You”, në versionin audio por që ajo ka shkruar që shumë shpejt kjo këngë do të vijë edhe me videoklip, duke shtuar se ka mundsi që albumi i saj të jetë vizual, ku secila këngë të jetë e bashkangjitur me klip.

“Thinking bout you album version out tomorrow + video soon (at this rate I may aswell do a visual album)”, ka shkruar Lipa në facebook.

Mbetet të shihet nëse edhe kjo këngë do t’i sjellë Dua Lipes suksese të ardhshme në muzikën botërore. (KultPlus)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme