Sot hapet ekspozita “Trashëgimia përmes imazheve”, e organizuar nga studentët e vitit të tretë, të Departamentit Etnologji dhe Antropologji kulturore të Universitetit të Prishtinës.
Ekspozita hapet në ambientet e Muzeut të Kosovës, ku do të shfaqen monedha të vjetra, fotografi nga kulti i diellit dhe gjarprit, artefakte të vjetra, si dhe pullat postare të huazuara nga posta.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 16 qershor 2017.