Elbenita Kajtazi, finaliste e “Paris Opera Competition”

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 10:17 | Nga

“Elbenita Kajtazi, soprano, Kosovo”, është shkruar në ueb-faqen e garës operistike që është themeluar me qëllim të zbulojë talente të reja, t’i përkrahë e t’i udhëzojë në karrierën e tyre sikurse edhe të promovojë repertorin operistik francez të shekullit nëntëmbëdhjetë.

“Paris Opera Competition” ka bërë publik listën me dhjetë finalistët e edicionit të vitit 2019, mes të cilëve është përfshirë edhe sopranoja kosovare që po bën karrierë gjithandej botës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kajtazi është njëra prej finalistëve që do të interpretojnë në garën ndërkombëtare operistike të titulluar “Les Mozart de l’opera”, e që organizohet për çdo dy vjet në Paris, në bashkëpunim me teatro të njohura evropiane. Gara e radhës do të zërë vend të premten e 18 janarit në “Théâtre des Champs Elysées” në kryeqytetin francez.

Pjesëmarrës të tjerë janë Shan Huang, tenor nga Kina, David Astogra nga Costa Rica, Ilya Kutyukhin, baritone nga Rusia, Benjamin Lewis, baritone nga Britania e Madhe, Alexander Hahn, bas nga ShBA-ja, Melissa Petit, soprano nga Franca, Yaritza Veliz, soprano nga Kili, Lilly Jorstad, mezosoprano nga Norvegjia, dhe Zlata Khershberg, mezzo-soprano nga Izraeli.

Elbenita Kajtazi, e cila do të jetë zëri nga Kosova në garën ndërkombëtare, ka shpjeguar sesi ka arritur deri në finalen e “Paris Opera Competition”.

“Kam marrë ftesën nga stafi organizativ që të marr pjesë në këtë garë, gjë që ka qenë surprizuese për mua, por pas suksesit në garën ‘Glyndebourne Opera Cup’, ata e kanë parë të arsyeshme pjesëmarrjen time edhe në këtë garë.

Të ngjashme