Elbenita Kajtazi në Operën e Kilit

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 12:50 | Nga

Sopranoja nga Mitrovica e cila jeton në Gjermani, Elbenita Kajatazi po vazhdon me suksese në karrierën e saj.

Ajo ka nënshkruar kontratë me teatrin “Municipal National Opera” në qytetin Santiago në republikën e Kilit, shkruan kultplus.

“Kënaqësi e lumturi e papërshkrueshme të bëj debutimin e rolit të Sophie nga opera Der Rosenkavalier”, ka thënë ajo, pasi ka nënshkruar kontratën.

Kjo është një operë komike, derisa Kajtazi do të ketë rolin Sophie von Faninal, vajzë e një borgjezi të pasur.

Ky është një tjetër sukses për sopranon shqiptare, e cila duket se e ka të ardhmen e sigurt dhe pritet që të vazhdojë me skenën ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme