Elina Duni vjen me “Këngë të dashurisë dhe mërgimit” në Anibar

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 18:29 | Nga

Jazz kompozitorja shqiptare-zvicerane, Elina Duni, do të vijë me një performancë në festivalin “Anibar”.

Me tingujt e saj unikë të gërshetimit te tradicionales dhe jazzit, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, më 16 gusht do ngjallë pjesën dëfryese të festivalit Anibar.

Duni, pa dyshim, është një prej artisteve të rralla krijuese dhe interpretuese; e njohur për kombinimin e këngëve tradicionale folklorike shqiptare me jazzin.

Për këtë projekt, Elina Dunit do t’i bashkangjitet gitaristi Rob Luft, i vlerësuar si një prej yjeve në ngritje të skenës bashkëkohore të Jazzit Londinez.

Performansa e Luft përmban oshtimë të Afrikës Perëndimore, folklorit anglez dhe rock indie, të cilat gjejnë një homologe ideale në vokalin e Elina Dunit.

Për të kompletuar formacionin, me këtë rast, duo fton bateristin italian Enzo Zirilli tingujt e të cilit i pasurojnë këngët e përjetshme popullore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme