Fanushe Ahmetaj publikon këngën “Kur flasin heronjtë”

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 18:50 | Nga

Këngëtarja e muzikës popullore e folklorike, Fanushe Ahmetaj këto ditë ka lansuar këngën më të re kushtuar heronjve të titulluar “Kur flasin heronjtë”.
Kënga vjen si bashkëpunim i këngëtares me Naim Gjoshin, i cili është autor i tekstit dhe muzikës, derisa orkestrimi i saj është realizuar nga Burim Krasniqi – Ethnomusic.

Spoti është realizuar nga M-production, ndërsa si sfond është zgjedhur Kompleksi Memorial i Jasharajve në Prekaz.

Kënga është publikuar me 8 nëntor 2016 në kanalin e MusicBox në youtube.

Të ngjashme