“Festa e Muzikës” sjellë të gjitha llojet e muzikës dhe artistë të njohur nga Franca

Prishtine | 20 Qer 2016 | 11:37 | Nga

“Festa e Muzikës është themeluar 35-së vite më parë, është ngjarje speciale, sepse flitet vetëm për muzikën dhe të gjithë provojnë të bëjnë muzikë. Kjo festë festohet në tërë botën dhe jam shumë e lumtur që Kosova është pjesë e kësaj ngjarje mbarëbotërore” tha ndër të tjera ambasadorja franceze, Lise Moutoumalaya.

Jeta Zymberi

Festa e Muzikës e cila rëndom mbahet në mbarë botën, tashmë kjo festë po shënohet edhe në Kosovë, madje është një festë që ka marrë rrugën për tu bërë një festë tradicionale. Ky edicion do të ketë muzikë të larmishme dhe promovim të artistëve të rijnë në veçanti. Projekti vjen si rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me Ambasadën Franceze, Culture for All, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Filarmoninë e Kosovës. Të pranishëm në konferencën e mbajtur në mëngjesin e së hënës ishin të pranishëm të gjithë përfaqësuesit nga institucionet përkatëse të cilët shpalosën këtë bashkëpunim dhe programin i cili do të prezantohet gjatë ditës së nesërme. Konferencën e hapi drejtoresha e kulturës, Saranda Bogujevci e cila tha që ‘Festa e Muzikës’ ka filluar të bëhet traditë në kryeqytet dhe që ky është viti i tretë që organizohet në një formë më të gjerë. “Ky festival është duke u bërë tradicional në Prishtinë. Njëra prej arsyeve që ka filluar të organizohet festa e muzikës është që të promovohen te rinjtë dhe muzika e tyre” tha fillimisht Bogujevci.

Ndërsa ambasadorja franceze, Lise Moutoumalaya, u shpreh të ndjehet shumë e lumtur që me një bashkëpunim të ndërsjellë kanë arritur të organizojnë këtë festë. “Festa e Muzikës është themeluar 35-së vite më parë, është ngjarje speciale, sepse flitet vetëm për muzikën dhe të gjithë provojnë të bëjnë muzikë. Kjo festë festohet në tërë botën dhe jam shumë e lumtur që Kosova është pjesë e kësaj ngjarje mbarëbotërore” tha ndër të tjera Moutoumalaya.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme