Festivali i Këngës në RTSH thërret për edicionin e 56-të

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 08:34 | Nga

Radio-Televizioni Shqiptar ka ftuar të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë shqiptare në konkurimin për pjesëmarrje në Festivalin e 56-të të Këngës në RTSH, qëqë do të zhvillohet në muajin dhjetor të këtij viti.

Pranimi i këngëve do të bëhet nga 2 deri më 10 nëntor.

Përzgjedhja e këngëve pjesëmarrëse, do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve, në bazë të dëgjimit të tyre, ndërsa kriteret dhe se çfarë duhet të dorëzojnë konkurrentët mund të mësoni më poshtë:

Konkurrentët duhet të dorëzojnë:

Këngën e kënduar, dhe bazën orkestrale të saj, të regjistruar në CD-ë, të përfunduar në të gjithë elementët përbërës të saj

Tekstin e këngës

Fotografi te këngëtarit ose grupit nëse merr pjesë për herë të parë

Pranimi i këngëve do të bëhet nga 2 deri më 10 nëntor.

Nga ora 09:00 deri në orën 14:00 në Radio Tirana.

Në momentin e dorëzimit të këngës, konkurentët duhet të plotësojnë formularin e dorëzmit të këngës, në të cilin deklarohen nominalisht të gjithë autorët këngës, përfshirë edhe këngëtarin, të cilët nuk mund të ndryshohen nëse kënga shpallet fituese për të marrë pjesë.

Kënga s’duhet të jetë e publikuar më parë.

Kënga duhet t ë jetë e kënduar në gjuhën Shqipe.

Kënga nuk duhet të jetë më e gjatë se 4 minuta.

Kënga duhet të jetë e kënduar nga këngëtari që pretendon ta interpretojë atë në Festival.

Pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës mbi 16 vjeç.

Një këngëtar apo kompozitor, mund të marrë pjesë në konkurrim vetëm me një këngë, përfshirë këtu edhe bashkëautorsinë.

Një orkestrues apo tekstshkrues mund të marrë pjesë në konkurrim, me jo më shumë se dy orkestrime apo tekste, përfshirë këtu edhe bashkëautorsinë.

Të gjithë autorët e këngës, përfshirë edhe këngëtarin, duhet të jenë shqiptarë.

Mosplotësimi i këtyre kushteve, sjell automatikisht, përjashtimin e këngës nga konkurrimi.

https://youtu.be/W7zyjjE1vQM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme