Figura e “Donald Trumpit” në një shfaqje teatrale në Stamboll

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 16:47 | Nga

Shfaqja “Dashuria e Lavdëruar”, do të luhet më 13 shkurt në qendrën Kulturore në Stamboll.

Në prag të premierës së 13 shkurtit, në Stamboll është mbajtur prova teatrale për shfaqen “Dashuria e Lavdëruar” (Ask-i Memduh), specifike nga fakti se aktori turk Erhan Yazicioglu shfaqet i transformuar në personazhin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Shfaqja “Dashuria e Lavdëruar”, do të luhet më 13 shkurt në qendrën Kulturore në Stamboll. Aktori Erhan Yazicioglu, i cili luan personazhin e Trumpit, në një konferencë për mediat sqaroi se si ka ardhur tek ideja që të shfaqet me personazhin e presidentit të ri amerikan.

“Po bisedoja me regjisorin Bor Severcan me të cilin erdhëm në përfundim që në shfaqe të paraqitet edhe Trump. Pastaj biseduam se si të përshtatim figurën e tij në shfaqe, dhe kjo mu la mua në përkujdesje. Fillova të ndjek paraqitjet e tij, lëvizjet, hapat që bën, gabimet e tij dhe këtë në një mënyrë ironike e transferuam te dërrasat”, tha Yazicioglu.

Ai vuri në dukje se shfaqja ka të bëjë me marrëdhëniet e njerëzve me dashurinë, për të shtuar se ka edhe elemente politike. “Mendoj se përfundimisht kemi bërë diçka të mirë dhe shpresojmë që kjo ti pëlqejë publikut”, tha Yazicioglu, i cili në karrierën e tij të pasur ka luajtur edhe rolet e dy ish- presidentëve turk, Turgut Ozal dhe Sulejman Demirel.

“Kur aktroni personalitete të tilla, shikuesit të cilët e duan atë figurë, marrëdhënien me ju e ndërtojnë në bazë të asaj që ju thoni për te, dhe kjo është vija. Duke pasur parasysh këtë që thash, figurën e tij e kemi ndërtuar në një mënyrë karikatura-le, pa detaje të shumta. Qëllimi ynë është të zbavisim njerëzit në këto kohë të vështira”, përfundoi Yazicioglu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme