Filmi kosovar më i miri në festivalin e Londrës

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 19:27 | Nga

AGNUS DEI triumfon në London Cinematic International Film Festival.
Nga më shumë se 5 mijë e 700 tituj filmash nga të katër anët e botës sa kishin konkurruar në Edicionin 2017 të London Cinematic International Film Festival, në programin zyrtar kanë qenë të përzgjedhur 19 filma nga vende të ndryshme të botës.

Juria e përbërë nga nëntë anëtarë, e udhëhequr nga aktorja Ursula Romero, ka shpallur fitues filmin kosovar AGNUS DEI me skenar e regji të Agim Sopit.

Filmi Agnus Dei është shpallur si Filmin më të mirë i festivalit / Best Film of the Festival/, regjisori më i mirë në këtë edicion, është shpallur Andrea Banjanin për filmin The Last One nga Mbretëria e Bashkuar, skenaristi më i mirë David Thorndill për filmin The Rise of the Dolphins nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse fotografia më e mirë i ka takuar Nora Jaenicke për filmin Between Seconds /USA/.

Ky është çmimi i 83-të ndërkombëtar për filmin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme