Galeria “Qahili” shënon pesë-vjetorin me ekspozitën e koleksionistit Nexhmi Bardhi

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 13:46 | Nga

Një mbulesë fëmijësh e dekoruar me topa të ngjyrave të ndryshme ku bën pjesë edhe e verdha, nuk tregon vetëm shijen estetike të asaj që e ka punuar. Shkon deri tek besimi pagan në kultin e diellit. Fëmijët mbuloheshin me këtë simbol që vinte si urim për t’u rritur të shëndetshëm.

Ky është vetëm një nga elementet që lidhet me besëtytnitë shqiptare në ekspozitën “Aura” të koleksionistit Nexhmi Bardhi, e hapur të mërkurën mbrëma në galerinë “Qahili” në Prishtinë.

Galeria që tash e pesë vjet ka hapur dhjetëra ekspozita me fotografi, skulptura, piktura e punime të teknikave të ndryshme, për një muaj do t’i mbajë muret e mbuluara me eksponate etnografike që Bardhi i ka mbledhur për tri dekada gjithandej Kosovës.

Pjesët e veshmbathjeve e bizhuteritë e punuara nga gratë, vijnë si një prapakthim tek artistët popullorë të Kosovës. Secili eksponat bart një rrëfim në vete. E Bardhi që ka përfunduar studimet për dizajn në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, zbërthen detajet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme