Galica, anëtar jurie dhe pjesëmarrës në ekspozitën e festivalit iranian

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 09:53 | Nga

Emri i një artisti kosovar do të përmendet dy herë në festivalin që konsiderohet të jetë ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore e artistike që organizohen në Iran.

Rrezeart Galica është pjesë e jurisë dhe do të ekspozojë një vepër të tij në ekspozitën e edicionit të gjashtë të festivalit “Iran International Green Film and Visual Arts Festival” (Festivali ndërkombëtar i filmit të gjelbër dhe arteve vizuale”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky festival në seksionin e arteve vizuale përfshin disa kategori, mes të cilave dizajnin grafik, animacionet e karikaturën, fotografinë, ilustrimet, videoartin, art konceptual e art digjital.

Në secilën prej tyre do të ndahen çmime e diploma. Galica është pjesë e jurisë që do të vlerësojë filmat e shkurtër, ata animacion e dokumentarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme