Gati premiera e serialit për ISIS-in

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 15:08 | Nga

National Geographic ka lansuar sot për publikun dramën e tij më të re, të titulluar ‘The State’. Seriali trajton një nga temat më pikante dhe konfrontuese në mbarë botën, atë të “Shtetit Islamik”, i njohur ndryshe si ISIS.

Seriali ka skenar dhe produksion të Peter Kosminsky.

Ai do të ketë premierën e tij në Shtator në National Geographic në mbarë botën duke përfshirë kanalin britanik ‘Channel 4’ dhe atë francez ‘Canal+’.

Premiera e ‘The State’ do të shfaqet si miniseri dy-ditore, duke filluar nga e Hëna, 18 dhe 19 Shtator ora 21.00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme