Habermas: Zot na ruaj prej filozofëve pushtetarë

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 15:32 | Nga

Në rrethinën e liqenit në Starnberg, nja pesëdhjetë kilometra larg Mynihut, në mes të shtëpive të njëpasnjëshme të stilit alpin, qëndron një ndërtesë e vetme e bardhë me dritare të mëdha – ekuivalente në aspektin arkitekturor me racionalizmin në tokën e Heidit, aty ku ngërthehen modernizimi bauhaus dhe konservatorizmi i fortë bavarez.

Pllakati i vogël e bardhë në derën e kaltër konfirmon se kjo është shtëpia e mendimtarit të lindur në Düsseldorf, Jürgen Habermas, veprimtaria e shquar e të cilit – edhe tani kur po i mbush 89 vjet – i ka dhënë vendin e merituar në mesin e filozofëve më me ndikim të botës.

Gruaja e tij, e cila ka kaluar të gjashtëdhjetat, historiania Ute Wesselhoeft, hap derën prapa së cilës shihet korridori i vogël, dhe i drejtohet zëshëm burrit: “Jürgen! Kanë ardhur këta të Spanjës!” Ute dhe Jürgen jetojnë në këtë shtëpi qysh prej vitit 1971, kur filozofi mori drejtimin e Institutit Max Planek.

Dishepull dhe asistent i Theodor Adornos, anëtar i shquar i së ashtuquajturës gjenerata e dytë e Shkollës së Frankfurtit dhe profesor filozofie në Universitetin e Frankfurtit, Goethe, Habermasi, doli nga grumbulli kaotik i letrave dhe librave në studion e tij, dritaret e së cilës kanë pamje nga pylli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme