Hapet edicioni i 6-të i Festivalit “Euro Kosova Art – Harilaq 2017”

Fushë Kosovë | 12 Qer 2017 | 16:53 | Nga

Në Harilaq të Fushë Kosovës mbrëmë është hapur edicioni i gjashtë i Festivalit “Euro Kosova Art – Harilaq 2017”. Mbi 40 artist nga vende të ndryshme të botes kanë shprehur dëshirën për të marr pjesë në këtë aktivitet tashmë tradicional që organizohet nga komuna e Fushë Kosovës.

Sipas Muhamet Ahmetit, artistët do të vizitojnë dhe do të pikturojnë deri të premten motive të ndryshme të komunës së Fushë Kosovës e në veçanti nga kalaja e Harilaqit ku janë krijuar kushtet ideale për punë.

Pritet që në përfundim të këtij edicioni të hapet edhe Ekspozita Ndërkombëtare “Euro Kosova Art Festival’6”.

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, ka bë të gjitha përgatitjet që ky festival të kaloj sa më mirë kurse duhet përmendur se festivalin kësaj here e ndihmuan edhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Image may contain: sky, cloud, grass, mountain, outdoor and nature

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme