Hapet ekspozita “Siguria dhe Shëndeti në Punë”

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 15:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Bashkimin Evropian Zyra në Kosovë dhe partnerë tjerë social kanë bërë lansimin e fushatës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Me këtë rast në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet është hapur edhe ekspozita apo punimet në pikturë me temën “Siguria dhe Shëndeti në Punë”.

Nxënësit e organizatës “Kult Studio”, nga komuna e Vushtrrisë, me qëllim të shënimit të kësaj ditë kanë ekspozuar vizatimet e tyre në njërin nga sheshet e kryeqytetit.

Nxënësja Florentina Llapashtica ka thënë se artistët e rinj nga kjo organizatë kanë marrë iniciativën të vizatojnë temën siguria dhe shëndeti në punë.

Të ngjashme