“Hardh Fest” po ndërkombëtarizohet, performon edhe DJ zviceran

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 12:26 | Nga

Me sloganin “Për kokërr t’qefit”, festivali i vjeljes së rrushit “HardhFest” këtë vit do të sjellë shumë risi.

Tri nga aktivitetet më të reja të cila iu bashkëngjitën festivalit për sivjet janë Promo skenat në qytet, Maratona e pijes dhe Karnavali i qytetit.

Gjithashtu, këtë vit, krahas artistëve vendës, pjesëmarrës do të jenë edhe artistë ndërkombëtar.

Një nga DJ më të famshëm zviceran, si dhe shumë i njohur dhe i dashur për fansat e muzikës House, Alex Belluscio, do të performojë në skenën e Konakut, aty ku edhe do të mbahet koncerti për 2 net rresht.

Deri më tash është konfirmuar edhe grupi Elita 5, kurse në ditët në vijim do të publikohet i gjithë lineup i koncertit.

Këshilli Organizativ i festivalit thotë se është duke punuar intensivisht për finalizimin e aktivitetet.

“Hardhfest” do të mbahet me 2, 3 dhe 4 shtator.

Edhe këtë vit festivali mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit, ndërsa, Partner i festivalit këtë vit do të jetë “StoneCastle”, kompani që feston 10-vjetorin e themelimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme