“Home” me premierë botërore në Raindance Film Festival

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 15:36 | Nga

Pas sukseseve që pati regjisorja e re More Raça me filmin ‘Amel’, filmi i ri i saj i metrazhit të shkurtër ‘Home’ do ta ketë premierën botërore në edicionin e 24-të festivalit të madh Raindance Film Festival në konkurrencën zyrtare.

“Home” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça është pranuar në festivalin më të madh të filmit të pavarur në Britaninë e Madhe, Raindance Film Festival, i cili do të mbahet nga 21 shtator deri me 2 tetor 2016 në Londër.

Raindance Film Festival është festival i kategorisë ‘A’ dhe një nga festivalet më të mëdha në Evropë. Këtë vit kanë konkuruar mbi 6000 filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë. Festivali Raindance është zyrtarisht i njohur nga Academy of Motion Picture Arts and Science dhe nga British Academy of Film and Television.

Filmat e shkurtër të zgjedhur nga juria e festivalit do të kualifikohen për nominim për Oscar dhe Bafta.  Revista e njohur e filmit Variety, festivalin e filmit Raindance e paraqet si një nga festivalet e filmit më të mëdha në botë.

Filmi “Home” është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore. Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.

“Home”, është prodhim i shtëpisë filmike “Arena” dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

filmi home2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme