Kompleksi i Mullirit – simbol i namit dhe pasurisë

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 15:00 | Nga

“Te Mullini i Haxhi Zekës, aty rrinin për me pi, tash na vjen një zotni, na tranon me bukuri”, është vargu i një kënge popullore që vazhdon të këndohet edhe sot e kësaj dite, jo vetëm nga këngëtarë që vijnë nga Peja e Haxhi Zekës.

E kjo, sa për të përshkruar namin që kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës e ka pasur dikur për Pejën. Jo vetëm si pikë e fuqishme e ekonomisë së qytetit, por edhe vendtakim e emblemë për këtë pjesë në perëndim të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Si shumë monumente të tjera të rëndësisë së pakontestueshme kulturore e historike në Pejë, edhe kompleksi i Mullirit pati fat të keq gjatë luftës së fundit në Kosovë. Forcat serbe e dogjën, për t’ia humbur gjurmët e namin.

U rindërtua për të marrë një funksion tjetër prej atij fillestar. Si monument kujtese e ruan historinë e dikurshme, e me funksionin e ri po provon ta rikrijojë namin. Aty tash e zhvillon veprimtarinë organizata ERA, që nuk bluan miell, por kultivon mbrojtjen e natyrës dhe të trashëgimisë kulturore.

Dinamika brenda monumentit

Drejtuesit e organizatës ERA, që është themeluar në vitin 2003, por që në Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës ka zënë vend që nga viti 2011, vendosjen e tyre në këtë objekt e konsiderojnë shembull të mirë të bashkëpunimit të organizatave joqeveritare me Komunën, për menaxhimin e hapësirave publike për të mirën e komunitetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme