Kori zbërthen “të panjohurën” me triptikun në Britani

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 12:50 | Nga

Në pesëmbëdhjetëvjetorin e themelimit, Kori i Filarmonisë së Kosovës ka bërë histori duke realizuar turneun e parë në Angli. Hastingsi, Shën Leonardi dhe Londra qenë pikëndalesat, shkruan sot Koha Ditore.

Koncerteve të 6 dhe 7 majit në të cilat Kori do të prezantonte program “a capella”, i parapriu interpretimi i “Requiemit” të kompozitorit italian Giuseppe Verdi. Hastingsi, një qytet në bregdetin jugor anglez, qe pritës dhe pikëndalesa e parë e Korit në kuadër të këtij turneu.

Nikoqiri, Filarmonia e Hastingsit kishte zgjedhur 5 majin për të shënuar një përvjetor të veçantë, 90-vjetorin e themelimit të Korit të Filarmonisë së tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme