Kosova në Bienalen e Venedikut me “Qyteti është gjithandej”, paraqet rezistencën në vitet e 90-ta

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 14:29 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në edicionin e 16-të të Bienales së Venedikut.

Gashi tha se kultura e sporti po vazhdojnë të jenë ambasadorë të mirë të vendit në botë. Ai shtoi se Kosova prezantohet në Bienalen e Venedikut me “Qyteti është gjithandej”, e që paraqet rezistencën në vitet 90-ta.

“Siç e dini MKRS ka zgjedhur  që Eliza Hoxha ta përfaqësoj Kosovën. Qe nga përzgjedhja e saj, Eliza ka punuar rreth identifikimit të temës dhe ka shtyer përpara projektin që tashmë po merr forme në Venedik. Ku ka më mirë që në një ngjarje të tillë Kosova të paraqes përpjekjet e saj për liri.

“Diplomacia kulturore janë pjesë përbërëse e shtet formimit të Kosovës. Eliza ka përzgjedhur qe përmes temës ta prezantoj Kosovën në vitet e 90-ta. Kjo temë ka rëndësi edhe për gjeneratat e reja që të njohin përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha ai.

Eliza Hoxha kuratore e pavilionit të Kosovës në edicionin e 16-të të Bienales së Venedikut, tha se ideja për krijimin e pavilionit ka ardhur duke u bazuar në jetën e kosovarëve në vitet e 90-ta.

“Ka qenë shumë sfiduese me menduar se çfarë do të prezantojmë. Titulli i prezantimit të pavionit është “qyteti është gjithandej”, titulli ka ardhur pas një konsultimi me njerëz të ndryshëm. Pavilioni është një shtëpi që është e pakryer, me blloka që jemi mësuar me i pa në hapësira në Kosovë”.

“Arsyet janë të shumta mirëpo arsyeja kryesore ka qenë që në vitet e 90-ta ka pasur shumë të tilla dhe e rëndësishme ka qenë hapësira brenda. Shtëpia jonë në Bienale është shtëpi nga jashtë por hapësirë publike nga brenda”, tha ajo.

Jehona Shyti, komisionere  e pavilionit të Kosovës, prezantoi temën më të cilën do të paraqitet Kosova në edicionin e 16-të të Bienales së Venedikut.

“Tema me të cilën do të përfaqësohet Kosova në pavilionin e Venedikut lidhet me vitet e 90-ta me rezistencën shqiptare “qyteti është gjithandej”, tha ajo.

Pavilioni i Kosovës do të hapet më 24 maj në orën 14:15 në Arsenale.

Të ngjashme