Kosovari – oficer në serialin e George Clooneyt

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 11:04 | Nga

Kur është fjala për veprat e artit, Lufta e Dytë Botërore nuk ka marrë fund kurrë. Edhe njëherë do të “ndizet” kjo luftë, në një shesh xhirimi në ishullin italian, Sardenja.

Qysh nga fundi i majit, aktorë të veshur me uniforma ushtarake të forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë rikthyer kujtimin e luftës famëkeqe, në xhirimet e një miniseriali që ka bërë bashkë tri shtete: ShBA-në, Britaninë e Madhe e Italinë, shkruan Koha Ditore.

“Catch-22” është miniseria e ardhshme që do ta kthejë në ekranet televizive historinë e Luftës së Dytë Botërore. Aktori me nam, George Clooney është vënë në krye të treshes që po e bën regjinë e miniserisë për të cilën ende nuk janë bërë publike detajet. Mes ushtarakëve që janë rreshtuar përkrah forcave amerikane, në këtë projekt është edhe një i ri nga Kosova. Vegim Thaqi (35) – i cili jeton në ishullin italian qysh prej vitit 2005, e që pasion fort të madh e ka aktrimin, është në mesin e tyre.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Thaqi i cili – ani pse nuk ka sfond aktrimi ia ka dalë të përzgjidhet për miniserinë nëpërmjet audicionit – ka ndarë eksperiencën e tij në xhirimet e para të “Catch-22”. Dhe prapaskenat me George Clooneyn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme