“Kryeministri” i Ben Blushit libri më i shitur

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 01:48 | Nga

Cilët janë librat që po lexojnë më shumë shqiptarët këtë vit? Shoqata e Botuesve ka publikuar listën e librave më të shitur në Panairin e Librit 2016-të, aty ku dy emra të njohur për publikun garojnë me njëri-tjetrin. Njëri ndan politikën me librat, kurse tjetri gazetarinë.

Po flasim për kreun e LIBRA-s, Ben Blushin, dhe gazetarin Blendi Fevziu.

Sipas Shoqatës së Botuesve, libri më i shitur është romani i Ben Blushit “Kryeministri”, i ndjekur nga “Pushteti” i Blendi Fevziut. Ndërsa diferenca mes të dyve është e vogël, të bie në sy edhe numri i vogël i kopjeve të shitura krahasuar me vitet e kaluara, ku për Blushin dhe Fevziun flitej për mbi 20 mijë kopje të shitura.

Lista e librave më të shitur:
1) “Kryeministri”- B. Blushi (4.000 kopje)
2) “Pushteti”- B. Fevziu (3.400 kopje)
3) “Rruga e se keqes”- R. Galbraith (2.200 kopje)
4) “Mikesha gjeniale”- E. Ferrante (1.950 kopje)
5) “Sekretet e Shijes”- R. Mekolli (1.600 kopje)
6) “Familja thuajse e përsosur”- J. Shemilt (1.100 kopje)
7) “Gjemia e mbytur”- F. Kongoli (1.011 kopje)
8) “Esat Pasha”- I. Ikonomi (860 kopje)
9) “Si te udhëtosh me salmon”- U. Eco (700 kopje)
10) “Vajza ne tren”- P. Hawkins (600 kopje)
11) “Konkubina ruse”- K. Furnivall (500 kopje)
12) Ishulli nen det”- I. Allende (500 kopje)
13) “Kopshti veror”- P. Simons (500 kopje)
14) “Kur qau Niçja”- I. Yalom (430 kopje)
15) “Ëndrra e doktorit”- B. Mustafaj (421 kopje)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme