Kryeziu promovoi librin universitar “E Drejta Romake”

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 18:12 | Nga

Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Prorektor në UPZ, promovoi librin e radhës universitar, “E Drejta Romake”.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Universitetin “Ukshin Hoti” kanë marr pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, të gjykatave, të prokurorisë, shoqërisë civile etj.

Me këtë rast fjalë rasti mbajti Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj i cili e vlerësoi lartë punën akademike të profesorit Kadri Kryeziu.

“Ne si Universitet kemi nderin të promovojmë librin e radhës të profesorit dhe prorektorit Kadri Kryeziu, me titull “E Drejta Romake”. Profesorin e përgëzojmë për punën e çmuar që ka bërë për studentët e Fakultetit Juridik të UPZ-së por edhe gjithë Kosovës dhe më gjerë. Profesori Kryeziu meriton vlerësim pasi që me gjithë angazhimet që ka si profesor dhe si prorektor në UPZ ka gjetur kohë që të shkruan edhe libra.”, theksoi Rektori Vataj.

Recensentja e librit Prof. Jorida Xhafa, e përgëzoi për punën në këtë libër profesor Kryeziun duke theksuar se libri është për çdo lëvdatë. Ndërkaq, Dekani i Fakultetit Juridik në UPZ, Prof. Dr. Arif Rizaj, e falënderoi profesor Kryeziun për punën e madhe që ka bërë në shkrimin e librit të radhës i cili do tu hynë në punë studentëve por edhe profesorëve. Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor po ashtu theksoi se profesori Kadri Kryeziu po bënë punë të madhe akademike, ngase për një kohë të shkurtër ka arritur të nxjerr nga shtypi dy libra të rëndësishëm universitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme