La La Land kryeson në nominimet për çmimet BAFTA

la-la-land
Prishtinë | 10 Jan 2017 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Tashmë janë publikuar nominimet për BAFTA 2017 dhe filmi La La Land, kryeson pothuajse në secilën kategori.

Muzikali hollivudian, është nominuar për filmin më të mirë, përderisa yjet që luajnë në këtë film Ryan Gosling dhe Emma Stone, janë të kandiduar për aktorin dhe aktoren më të mirë, transmeton Klan Kosova.

Aktorja britanike Emily Blunt, Andrew Garfield dhe Hugh Grant gjithashtu janë nominuar në këtë kategori.

Ndarja e BAFTA do të bëhet në Londër më 12 shkurt.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme