Librarët ndërpresin punën, s’ka kioska në pranverë

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Në motin me temperatura të ulëta, gati deri në – 20 gradë, shitësit ambulantë të librit nuk duken askund në kryeqendër.

E diela ka qenë dita e tretë që ata nuk i kanë ekspozuar librat në tezgat e vendosura në sheshin e kryeqytetit, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk është dimri i parë që moti kushtëzon punën e tyre.

Shpeshherë në këta 17 vjetët e fundit, gjatë dimrit, librarët ambulantë që shesin libra qysh nga paslufta është dashur të ndërprisnin punën për shkak të motit. E Komuna e Prishtinës ka dhënë afat të ri për konkretizimin e projektit “Këndi i librit”.

Projekti pritet të përfundojë deri në pranverën e këtij viti, derisa kompania fituese për ndërtimin e kioskave është “Arc Project” nga Gjakova. Me tenderin e shpallur në nëntor të vitit të kaluar, në bashkëpunim me DEMOS-in zviceran, është përzgjedhur kompania që të ndërtojë kioskat.

“Studio 11” në maj të vitit të kaluar doli fituese për hartimin e projektit që u pagua me 1 mijë e 200 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme