Linda me “Botën” e saj në “Eurovision” (Video)

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 16:33 | Nga

Tashmë është bërë publike edhe videoja e përfaqësueses shqiptare në garën europiane të këngës, Eurovision.

Në kanalin zyrtar të këtij kompeticioni është publikuar kënga “Botë”, një interpretim nga këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi.

Kënga është kompozim nga Klodian Qafoku, punuar mbi tekstin e Big Bastës dhe vet Lindës, dhe sjell një mesazh të fortë.

Bashkautorja Linda Halimi dhe stafi organizator kanë zgjedhur të përfaqësohen në garën e muzikës europiane përmes versionit anglisht të këngës, ndoshta edhe për faktin se Linda prej disa vitesh e ka zhvendosur karrierën e saj artistike në Amerikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme