Linda Halimi sot performon në Eurovision

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 14:50 | Nga

Sot nis edicioni i 62-të i Festivalit Evropian të Këngës (Eurovision). Në Eurovision 2017 konkurrojnë 42 shtete, artistët e të cilëve do të përfaqësojnë vendet e tyre në skenën e Qendrës Ndërkombëtare të Ekspozitave (International Exhibition Centre) në Kiev, Ukrainë, pas fitores së këngëtares Jamala vjet, me këngën “1944”.

Në gjysmëfinalen e parë konkurrojnë 18 shtete, mes tyre edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Lindita Halimi, e cila do të performojë e katërta. Me këngën “World”, kompozuar nga Klodian Qafoku, me tekst të Lindita Halimit dhe Big Basta-s, ajo synon të kualifikohet për në finalen e madhe të 13 majit.

Lindita do të performojë e shoqëruar nga 4 zëra të dytë me një skenë të thjeshtë, ku peshën kryesore e ka performanca vokale dhe efektet skenike me ora që simbolizojnë kohën që kalon.

Veshja e Linditës është kuruar nga stilisti Joni Peçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme