Liridona Rrahmani fituese e fotografisë “Flakadani i Karadakut 2017”

Viti | 27 Mar 2017 | 11:03 | Nga

Aktivitete 6 ditore të manifestimit mbarëkombëtar “Flakadani i Karadakut 2017” janë përmbyllur mbrëmë me zgjedhjen e fotografisë më të mirë të bërë gatë këtij manifestimi.

Fotografia më e mirë është vlerësuar nga fotografi i njohur kosovar, Arton Humolli, ku nga 7 fotografë të cilët kishin përcjellë të gjitha aktivitetet kulturore, sportive e artistike fituese e kësaj gare doli fotografja Liridona Rrahmani.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, Kaltrina Sylejmani, falënderoi të gjithë fotografët për fotografitë të cilat ata i kanë bërë gjatë këtij manifestimi.

Gjithashtu në këtë mbrëmje DKRS-ja e Vitisë ka shpërndarë edhe falënderime për të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi duke filluar nga fotografët e deri të pjesëmarrësit në festivalin e këngëve dhe valleve “ Flakadani i Karadakut 2017”.

Drejtoresha Sylejmani falënderoi edhe trupën koordinuese të cilët në vazhdimësi janë përkujdesur që aktivitet e “Flakadanit të Karadakut” organizohen sa më mirë.

Kurse ekspozita e fotografisë do të qëndrojë e hapur për 10 ditë në Galerinë e Artëve brenda Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Image may contain: 11 people, people smiling, people standingImage may contain: 1 person, smiling, standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme