Lista e filmave konkurrentë në Javën e Filmit Shqiptar

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 18:14 | Nga

Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork ka shpallur listën e plotë të filmave që do marrin pjesë në konkurim në edicionin e 6-të për vitin 2017. Nga 46 filmat e dërguar, janë zgjedhur 18 filma për të patur premierën botërore në Nju Jork.

Festivali AFW do mbahet me datën 26-29 maj, 2017 dhe organizohet nga drejtoresha dhe regjizorja Mrika Krasniqi. Ceremonia e hapjes me tapetin e kuq do mbahet me 26 maj 2017 tek teatri prestigjioz në Manhattan, SVA Theatres, ora 7-10:00 të darkës. Ndërsa me 27, 28 dhe 29 maj filmat do shfaqen në teatrin e mirënjohur Producers Club Theatre, të Alfred dhe Ernest Tollja.

“Kishte filma shumë cilësor këtë edicion. E kishim të vështirë për të përzgjedhur një numër kaq të ngushtë, sepse dallimet nuk janë shumë të mëdha. Megjithatë, jemi munduar që të përzgjedhim filmat që në përgjithësi i përmbushin më së miri të gjitha kriteret; duke nisur nga ato teknike e deri tek tema, regjia, aktrimi, etj,” tha regjizorja dhe drejtoresha e Festivalit Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, Mrika Krasniqi.

“Festivalin e filmit shqiptar ‘AFW’ e kam përcjellë me plot entuziazëm që nga edicioni i parë, por nga Kosova. Tani kam fatin dhe nderin të jem pjesë e jurisë profesionale dhe ta përjetoj festivalin këtu në New York. Mund të them që ky festival po shkon duke u rritur si me pjesëmarrjen e filmave por edhe me fuqinë e misionit të saj si festival. Kjo padyshim që është një mundësi e jashtëzakonshme për filmbërësit shqiptar që të lansojnë dhe prezantohen me projektet e tyre në një audiencë jo vetëm shqiptare. Me pjesëmarrje të filmave kualitativ po shtohet edhe kualiteti i festivalit vet. Dhe kam përshtypjen që edhe puna e jurisë vlerësuese do të vështirësohet gjë që e bën shumë sfiduese edhe pjesëmarrjen time si juri,” tha regjizori Lulzim Guhelli.

Nga filmat me metrazh të gjatë janë zgjedhur tre filma me regji nga Jotti Ejli, Faton Bajraktari dhe Dren Zherka. Programi gjithashtu përfshin 3 dokumentarë me regjizorë Eneos Caka, Besim Ugzmajli, Mathieu Jouffre dhe 12 filma me metrazh të shkurtër. Këto të fundit përfshijnë 8 drama, 2 fiction dhe një komedi. Regjizorët e filmave me metrazh të shkurtër janë: Ibrahim Deari, Bujar Alimani & Erand Sojli, Xhustin Kristian, Elis Gjoni, Ajola Daja, Durim Kryeziu, Kastriot Avdyli, Iber Deari, Sabidin Ali, Luli Bitri, Dhimitër Ismailaj-Valona, dhe Arbër Krasniqi.

Juria e festivalit përbëhet nga 5 anëtarë, kryesisht: Fatrin Kraja, Jamal Hodge, Lulzim Guhelli, Diar Xani and Amina Zhaman. Këtë vit festivali do ndajë 6 çmime për filmat fitues.
“Për mua është nder dhe kënaqësi që jam përzgjedhur që të jem pjesë e jurisë e këtij festivali i cili po mban edicionin e 6-të radhës. Poashtu ndihem i vlerësuar edhe për faktin se kjo juri përbëhet nga personalitete shumë të ngritur artistikisht, dhe shpresoj që do e jap maksimumin për ti vlerësuar ata që e meritojnë. Me vjen mirë që ky festival çdo vite e më shumë po rritet dhe po bëhet edhe me kualitativ dhe profesional dhe ky festival po e ngrit imazhin e kinematografisë shqiptare dhe po e zgjon nga gjumi diplomacinë kulturore e kjo falë drejtueses dhe organizatores se festivalit znj. Mirka Krasniqit,” tha anëtari i jurisë së festivalit Java e Filmit Shqiptar, regjizori Diar Xani.

REZULTATET: PËRZGJEDHJA E FILMAVE KONKURUES

JAVA E FILMIT SHQIPTAR 2017 (Albanian Film Week)

Feature Films/Filma me metrazh të gjatë:
-Hije /Jotti Ejli/ Crime/Thriller/60’16’’
-Home sweet Home/Faton Bajraktari/Drama/ 92’
-Eho/Dren Zherka/Drama/60’32’’

Short Movies/Filma me metrazh të shkurtër:

-Toka/Ibrahim Deari/Drama/24’ 41’’
-Brava/ Bujar Alimani & Erand Sojli/Drama/22’13’’

-The Last Jorney/Elis Gjoni/ Fiction/7’ 13’’
-Lost Souls/Xhustin Kristian/Drama/9’45

-Ana/Ajola Daja/Drama/26’ 29’’

-Meeting/Durim Kryeziu/Drama, Comedy/25’
-Në pritje të fatit/Kastriot Avdyli/Short/5’12’’

-A Long Way/Iber Deari/Drama/14’

-Përralla/Sabidin Ali/Drama/13’

-Water for the roses/ Luli Bitri/ Drama/15’45’’

-Beneath the Surface/Dhimitër Ismailaj-Valona/Drama/11’

-My Hero/Arbër Krasniqi/Fiction/13’

Documentary/Dokumentarë:

-City of Walls/Eneos Caka/Documentary/22’

-Beyond the Gates/Besim Ugzmajli/Documentary/22’

-Drums of Resistance/ Mathieu Jouffre/ Documentary/65’00’’

Çmimet:

· Best Feature Film
· Best Short Film
· Best Documentary Film
· Best Actor
· Best Actress
· Production Award

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme