“Man on Fire”, shprehjet më të bukura të këtij filmi

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 10:39 | Nga

Rayburn: Njeriu mund të jetë artist… në çdo gjë, ushqim, gjithçka. Varet se sa i mirë është në atë që bën. Arti i Creaseyt është vdekja. Dhe ai po bëhet gati të realizojë kryeveprën e tij.

I moshuari: Në Kishë thonë që duhet të falësh.

Creasy: Falja është mes tyre dhe Zotit. Puna ime është të përgatis takimin.

Creasy: Hakmarrja është një gjellë që shërbehet më mirë e ftohtë.

Lisa: Çfarë do të bësh?

Creasy: Atë që bëj më mirë. Do i vras. Të gjithë që u përfshinë. Të gjithë që përfituan prej kësaj. Të gjithë ata që hapin sytë drejt meje.

Lisa: [Duke pëshpëritur] Vriti të gjithë!

Pita: Si quhej e dashura jote?

Creasy: Nonia.

Pita: Nonia kush?

Creasy: Nonia puna.

Pita: I dashur Zot, unë nuk kërkoj shëndet apo pasuri. Njerëzit t’i kërkojnë aq shpesh, sa nuk do të të kenë mbetur më. Më jep Zot, ato që ke. Më jep ato gjëra që të tjerët nuk t’i kërkojnë. Amen.

Creasy: A mendon se Zoti do të na falë për atë që kemi bërë?

Rayburn: Jo.

Rayburn: Ai do të japë më shumë drejtësi në një fundjavë, se sa dhjetë vite gjykata.

Pita: Unë të dua Creasy, dhe ti më do, apo jo?

Creasy: Po. Me gjithë zemër Pita. Shko.

Rayburn: E dini atë që thonë të gjithë? Një plumb thotë gjithmonë të vërtetën.

Creasy: Ok, miku im. Tani do të nisesh për në jetën tjetër. Të garantoj që nuk do të jesh vetëm.

Një fjalë…

Një fjalë nuk thotë asgjë, e në të njëjtën kohë, ajo fsheh gjithcka.

Ashtu si era që fsheh ujin, si lulet që i fsheh balta.

Një shikim nuk thotë asgjë, e në të njëjtën kohë të thotë gjithcka.

Si shiu në fytyrën tënde, apo një hartë e vjetër thesari.

Një e vërtetë nuk thotë asgjë, dhe në të njëjtën kohë fsheh gjithcka.

Si një zjarr bubulak që nuk shuhet, si një gur që është bërë pluhur.

Nëse një ditë do të kesh nevojë për mua, unë do të jem asgjëja.

Dhe në të njëjtën kohë do të jem gjithckaja.

Sepse në sytë e tu janë krahët e mi, dhe bregu ku unë mbytem.

Sepse në sytë e tu janë krahët e mi, dhe bregu ku unë mbytem.

Pita: Ndodhin edhe gjëra të mira në botë.

Creasy: Vërtetë, cfarë për shembull?

Pita: Si për shembull të më takosh mua./bota.al.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme