Masa nuk e di cila është e vërteta

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 08:44 | Nga

Agim Selimi ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa ka specializuar në Tiranë për psikiatri.

Në Tiranë ka mbaruar Regjinë për Teatër në Universitetin e Arteve të Bukura. Në këtë universitet ka qenë i angazhuar si ligjërues në vitet 1996-1999, në lëndët Regji Teatri dhe Mjeshtri e Aktori, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga viti 1999 e deri më sot është i angazhuar si profesor i Regjisë në Prishtinë. Ka qenë për dy mandate drejtor i teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona”, ndërsa aktualisht është dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës.

Selimi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Arti është përherë në kundërshtim me realitetin e vrazhdë. Artist i mirëfilltë është ai i cili arrin të krijojë një botë imagjinare, e cila botë bëhet më e pëlqyer se bota reale.

Artistët në esencë janë “impotentë” në realitetin e përgjithshëm. Forca e tyre qëndron në krijimin e një bote imagjinare që krijon edhe adhuruesit e vet. Përmes tyre artisti përpiqet të ndryshojë realitetin e keq e të shëmtuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme