Mbahet takimi letrar “Esat Mekuli”, vlerësohet lart puna e albanologut Robert Elsie

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 13:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shkrimtarë e publicistë nga të gjitha trojet shqiptare ishin bërë bashkë në takimin letrar “Esat Mekuli” të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Ky takim letrar u mbajt në kujtim të albanologut Robert Elsie, raporton Ekonomia Online.

Jahjag Lluka, pjesë e kabinetit të kryeministrit tha se do të jenë afër shkrimtarëve . Ai tha se shumë shpejt Qeveria e Kosovës do të krijoj kushte më të mira për Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës

“Besoj shumë shpejt do të krijohen kushte edhe më të mira për lidhjen e shkrimtarëve të Kosovës. Do të jemi afër jush për të ju ndihmuar në projektet. Askush nuk mund të na pengoj, që pjesën e kulturës ta bëjmë bashkë dhe kufiri të mbetet vetëm një vijë, ashtu edhe do të jetë që nga janari”, ”, thekosi Lluka

Për të nderuar albanologun Elsie, Flora Brovina kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve, kishte fjalë të mira për të. Ajo u zotua se do të kujdesen që respekti dhe vendi meritor t’i takoj atij.

Ndërsa,Emin Kabashi tha se mungesa e Robert Elsie do të bëjë që albanologjia të jetë e mangët. Derisa Robert Elsie e quajti “Kristoforidhi ynë”.

“Pa të albanologjia është e mangët, që nuk e kishin lodhur as mungesa e botimit të veprës së tij, nga këto institucione. Na është bërë ves i keq që vetëm kur të vdesin njerëzit e devotshëm ti kujtojmë”, është shprehur Kabashi.

Kurse, Shefkije Islamaj, në këtë takim letrat u paraqit me kumtesën “Robert Elsie dhe Gjuha Shqipe”.

Ajo tha se kontributi i Elsie në gjuhën shqipe ishte shumë i madh.

Robert Elsie vdiq në tetor të këtij viti duke lënë pas më shumë me dhjetëra libra, ndër të cilat edhe studime të shumta për gjuhën shqipe.

Të ngjashme