Mbi 50 mijë shikues brenda muajit për 9 filmat e platformës pa pagesë

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 15:05 | Nga

Filmat e bashkëfinancuar nga shteti, që para më pak se një muaj u lansuan në platformën online pa pagesë, janë shikuar mbi 53 mijë herë nga adhuruesit e kinematografisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëntë filma me të cilët ka startuar jetësimi i memorandumit të bashkëpunimit midis Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe kompanisë “Gjirafa” kanë zgjuar interesim të madh të shikuesve.

Filmi i shkurtër “Ballkoni”, nën regji të Lendita Zeqiraj, është më i shikuari me gjithsej 11 mijë e 215 shikime, derisa pas tij renditet “Ne të tre”, me regji të Blerta Bashollit, me gjithsej 9 mijë e 345 shikime, deri të hënën pasdite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme